Ballina Flash

Kosovë/ KQZ njofton për periudhën e regjistrimit për votimin përmes postës 

PRISHTINË, 13 janar /ATSH/ -Të gjithë qytetarët e Kosovës me të drejtë vote të cilët jetojnë jashtë vendit, që nga 13 janari e deri më 21 janar mund të aplikojnë për regjistrim për të votuar përmes postës.

Kështu bëri të ditur të mërkurën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve inkurajon të gjithë qytetarët me të drejtë vote, që jetojnë jashtë Kosovës dhe që i plotësojnë kriteret ligjore përkatëse – që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për t’u regjistruar si votues jashtë Kosovës dhe pastaj edhe të votojnë për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e KQZ-së./KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSHBA – Pence refuzon Amendamentin 25 për fajësimin e Trump
Artikulli tjetërBashkia e Tiranës ndërhyn në rrjetin e kanalizimeve në rrugën “Athanas Tashko”