Ballina Bota

SHBA – Pence refuzon Amendamentin 25 për fajësimin e Trump

UASHINGTON, 12 janar /ATSH-DPA/ – Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence nuk ka ndërmend të kërkojë zbatimin e Amendamentit 25 për fajësimin e presidentit Donald Trump.

“Nuk është në interes të vendit ose në përputhje me Kushtetutën”, theksoi ai, në një letër drejtuar kryetares të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Me këtë ”jo” të Pence, demokratët tani po përgatiten të vazhdojnë me fajësimin e Trump.

Presidenti është gjithnjë e më i izoluar dhe partia e tij po distancohet nga ai.

Lista e deputetëve republikanë që synojnë të votojnë në favor të fajësimit rritet ndërsa orët kalojnë.

Vajza e ish-zëvendëspresidentit, Dick Cheney dhe e treta në hierarkinë republikane përdori fjalë të ashpra kundër Trump, duke e akuzuar se kishte ndezur protestat. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakInvestimet në infrastrukturën e kullimit dhe argjinaturat, rol thelbësor në përballimin e fryrjes së lumenjve
Artikulli tjetërKosovë/ KQZ njofton për periudhën e regjistrimit për votimin përmes postës