Ballina Flash

Greta Thunberg në pullat postare suedeze

STOKHOLM, 12 janar /ATSH-DPA/ – Aktivistja adoleshente për Klimën, Greta Thunberg është zgjedhur të shfaqet në një pullë postare suedeze, që do të dalë në shitje të enjten.

Tetëmbëdhjetëvjeçarja paraqitet më këmbë mbi një shkëmb, e veshur me një mushama të verdhë dhe dallëndyshet që fluturonin mbi të.

Ilustrimi është realizuar nga Henning Trollback.

“Pulla është pjesë e një serie të titulluar “Natyrë e Vlefshme”, që përqendrohet te mjedisi dhe qëllimet mjedisore të vendosura nga parlamenti suedez”, tha kompania e shërbimeve postare PostNord.

“Projektimet duhet të pasqyrojnë kohën tonë, ku çështja mjedisore është theksuar për vite të tëra me rradhë përmes zërit të fortë të Greta Thunberg”, tha Stina Olofsdotter i “PostNord Stamps” në një deklaratë.

Pullat e tjera të serisë paraqesin habitate të ndryshme, që parlamenti i ka caktuar si të rëndësishme për t’i mbrojtur, përfshirë malet dhe florën malore, pyjet, një peizazh bujqësor, një grup veçanërisht të larmishëm kënetash, si edhe një specie të kërcënuar të bretkosës./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTabaku: Banorët në Zall-Bastar rrezikojnë jetën për një urë
Artikulli tjetërCOVID-19 – MV në pritje të fillimit të vaksinimit