NGA APENINET NË SHQIPËRI – Osservatorio Balkani e Caucaso sjell dëshmi të disa shqiptarëve që kanë lënë emigracionin e janë kthyer në Shqipëri për të hapur fermat e tyre.Pashku, Behari, Gjergji, Mesari dhe Paola punojnë me duart dhe mjeshtërinë e tyre për një të ardhme ndryshe.Një e ardhme shqiptare!https://ata.gov.al/2018/03/17/nga-apeninet-ne-shqiperi/
Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on 17.03.2018
TIRANË, 17 mars /ATSH/ – Një grup fermerësh nga Shqipëria vizituan Rexhio Emilian në rajonin italian të Emilia-Romanjës, në kërkim të zgjidhjeve të dobishme për veriun e Shqipërisë. Ne i shoqëruam gjatë këtij udhëtimi studimor, që organizohej nga një shoqatë joqeveritare vendase, shkruan ”Osservatorio Balkani e Caucaso”.
Në fushat e Rexho-Emilias, mëngjesi ishte i ftohtë dhe i vrenjtur. Pas një ore udhëtimi nëpër kthesat e pafundme nëpër shpatin e malit Suçiso, fuoristrada ”Range Rover Discovery” e Davidit ndalon në një majë, ku dielli po tretej në re, ndërsa anëtarët e ekspeditës italo-shqiptare na presin në një kafene mbi kreshtë, ku deri atëherë i kishin gjerbur nga dy kafe.
“Më në fund, vëllezër. Mirëserdhët!”, na pret duke na dalë përpara, Korrodo Torçianti, veterineri nga Kolanja, i cili do të jetë udhërrëfyesi ynë.
“Mirësevini në Val di Sekian e Epërme. Këtu ndodhemi në shpatin verior të Parkut Kombëtar të Apenineve Toskano-Emiliane: e thënë ndryshe, në vendin më të bukur të botës”.
Në këtë peizazh dhe në këtë kreshtë, skaji kodrinor i Emilias që ndodhet pranë Ligurias dhe Toskanës, gjuha e përzier e grupit tonë gjatë dy ditëve të ardhshme do të jetë shqipja. Si veteriner, fermer dhe prodhues, Korradoja është prej disa vjetësh pjesë e projektit të bashkëpunimit për zhvillim, që drejtohet nga organizata joqeveritare Reggio Terzo Mondo (RTM), kohë gjatë së cilës ka vizituar veriun e Shqipërisë, por edhe ka mirëpritur grupe të fermerëve shqiptarë, të cilët, këtu në shpatet e Rexhio Apenineve, gjejnë të njëjtën natyrë dhe zgjidhje, që do t’u mundësojnë të rrisin fitimit nga zinxhiri i furnizimit.
“Kur shkoj në kishë, i bie kitarës dhe ndihmoj të tjerët të këndojnë”, na tregon Korradoja gjatë udhëtimeve të shkurtra me makinë mes kompanive të ndryshme, duke shtuar se e njëjta gjë ndodhte me të në të gjitha fushat e jetës.
“Të tjerët më kanë mësuar diçka dhe unë gjithashtu përpiqem të ndaj me të tjerët atë që di. U bëra pjesë e iniciativës së RTM-së, sepse kemi shumë të përbashkëta. Këta janë njerëz me të cilët kam punuar prej tre vjetësh dhe kemi krijuar një marrëdhënie besimi me njëri-tjetrin”, shton Korradoja.
Fermerët shqiptarë, të cilëve Korradoja u prin drejt zbulimit të territorit të tij, janë të gjithë të rinj të lindur gjatë periudhës mes viteve 1980 dhe 1990, që ishte mesi i epokës së tranzicionit nga komunizmi në demokraci. I vetmi i njohur është Pashk Hasani, protagonist i një videoje që ne regjistruam pranë fermës së tij në shtator, në fshatin Mërtur, në Alpet shqiptare. Këtë herë, në krah të tij nuk është bashkëshortja Malbora, por bashkëkombas të tjerë shqiptarë, që kanë vënë bast për të ardhmen e tokës ku u rritën, që e braktisën, por për t’u rikthyer sërish, kohë më vonë.
Behar Dunga, drejton një fermë me 150 dhi, në Qerret, një fshat i vogël rreth 40 minuta nga Puka, dhe ka planifikuar të ngrejë një sistem mekanik të përpunimit të qumështit, në një të ardhme shumë të afërt.
Gjergj Prendi, së bashku me tre shokë nga Blinishti, dëshiron të ndërtojë një punishte për prodhimin e djathit të bardhë. Mesar Hasmegaj, ndryshe nga të tjerët, jeton në fushat e Mjedës, një zonë e vogël jo shumë larg Vaut të Dejës, dhe me ndihmën e babait dhe vëllezërve të tij menaxhon një fermë me mbi 400 dele dhe qumështin e tyre e shet në një nga fabrikat kryesore të përpunimit.
E fundit është Paola Gjoni (lindur më 1990), ekspertja e veterinarisë të cilën Reggio Terzo Mondo i ka besuar monitorimin e zonës së Fushë-Arrëzit, që Korrado i kushtoi shumicën e fjalës së tij plot pasion.
“Qëllimi ynë nuk është të përsërisim ëndrrën e sistemit industrial të Emilias! Ne jemi të interesuar për sferën e mundshme, të kuptojnë se si dhe pse bizneset e vogla familjare funksionojnë, të ngjashme me ato që fermerët tanë mund të krijojnë në Shqipëri”, thotë Nicola Battistella, një punonjës i RTM që mbikëqyr projektin për Shqipërinë.
Një dhi mbetet dhi kudo, ndërsa infrastruktura nuk është kaq e thjeshtë
Ata si puna ime që kanë lindur dhe janë rritur në qytet, nuk i njohin fshatrat, ritmet, ajrin, ashpërsinë, punët dhe kënaqësitë. Ata nuk i njohin punët e rënda, njerëzit pranë tyre. Ata nuk i njohin kafshët.
Përpara se RTM të më jepte mundësinë për të punuar, njohjet e mia për zoologjinë nuk më lejonin të bëja dallimin midis një deleje nga provinca e Massa Karraras, në Toskana, dhe një deleje nga ishulli i Sardenjës.
Nga stalla në stallë, nga një fermë në tjetrën, dëgjoj pyetjet e fermerëve shqiptarë dhe gjithashtu pyetjet e mia si çfarë hanë dhitë? sa litra qumësht prodhojnë? sa të vegjël lindin në një vit?
Sekreti për të patur një bujqësi të sukseshme dhe për të përfituar një djathë të mirë qëndron në arritjen e ekuilibrit. Koha dhe doza përcaktojnë performancën në një masë më të gjerë.
Gjithashtu, sezoni i ndërzimit, gjatë të cilit mund të kryhen përzierje optimale për foragjeret, llojet e ndryshme të stallave, shkurtimisht këto përbëjnë balancat e bazuara në vitet dhe vitet e përpjekjeve dhe përvojave. Në qendër të shpjegimeve të të gjithë fermerëve që takojmë, është të kushtuarit të vëmendjes ndaj detajeve, pavarësisht numrit të kafshëve që ata mbajnë dhe madhësisë së kompanisë së tyre.
Për aq sa unë kuptoj, në fshat, çdo veprim lidhet me ekonominë. Burimi kryesor, që i kushtohet dhe vëmendja më e madhe është ruajtja e cilësisë së jetës të kafshëve, por për shkak se çdo veprim i gabuar mund të kushtojë shumë përpjekje dhe energji, kursimi i energjisë është në thelbin e çdo ferme që synon të jetë në treg, duke filluar nga krahu i punës.
Për të shpjeguar sa i brishtë mund të jetë zinxhiri i prodhimit, Korrado më tregon një histori: “Një problem që e ndesha në Shqipëri është aborti i mikoplazmës. Gjatë viteve të fundit, disa tufa janë infektuar. Në rast se 20 apo 30 kafshë abortojnë, është tragjedi: kjo do të thotë të mbetesh pa keca dhe madje të humbasësh qumështin, pasi pas barrës së abortuar qumështi nuk është i mirë për të bërë djathë.
Një shtojcë e tilla për kafshët ndërsa burimet i përkasin në fund të fundit traditës shqiptare por, gjatë diktaturës së gjatë të Enver Hoxhës, një organizatë absurde “kooperativa e fshatit” hoqi pronësinë e kafshëve nga familjet të cilat kishin qenë të përkushtuara ndaj blegtorisë për shekuj me radhë.
Veriu i vendit, me traditat e veta të forta, ka paguar çmimin më të lartë të këtij kolektivizimi të pafat pa asnjë lidhje me realitetin që pretendonte se qeveriste.
Duke e ditur të gjithë këtë, ndërsa kërkoj kameran e Davidid me mikrofon, shikoj me habi miqtë tanë shqiptarë, barinj në kohën pas diktaturës. Shikimi i tyre krenar dhe i përqëndruar nuk tregon ndonjë habi për efikasitetin e Emilias. Ata janë nga një vend tjetër, por janë fermerë – ata i kuptojnë mëdyshjet dhe shqetësimet e kolegëve italianë dhe si përgjigje na thonë se disa gjëra në Shqipëri bëhen ndryshe.
Kur pyes Masarin nëse ai i vë re dallimet e mëdha, ai më hedh një buzëqeshje kundërshtuese: “Dhia mbetet dhi kudo që të jetë, por këto janë pak më të shëndosha”. Ndërsa flet me mua, dora e tij e madhe fërkon kokën leshtore të një keci dhe fermerët ndajnë një familjaritet të dallueshëm. Në anën tjetër, merr një tjetër shikim nga delet dhe dhitë.
Nëse dhia mbetet dhi dhe fermeri fermer, kushtet fillestare nuk janë gjithmonë të njëjta. Përpara infrastrukturës dhe teknologjisë, sytë e shqiptarëve ndriçohen nga risitë. Kur Korrado na tregon një sistem mekanik të mjeljes, një sondë për ultratinguj apo një shishkë me antibiotik, pyetja gjithmonë është: “Sa kushton?”Ky është i vetmi rast kur përgjigjet nuk lënë vend për optimizëm.Sidoqoftë, metodologjia e propozuar është e thjeshtë dhe i lirë. Është rasti i platformës së ngritur që Korrado përdor për të mjelur qumështin ose “grazhdin me vetëbllokim” një sistem sa i thjeshtë në zbatim, aq i sofistikuar në rezultat, sepse i detyron delet të hanë në rreshta të pastra dhe garanton sasinë e duhur për çdo kafshë.Ndërsa kopeja vazhdon në një rresht të vetëm, fermerët e ftuar bëjnë disa foto.
“Kur të kthehem, do ta provoj edhe këtë” – askush nuk e thotë këtë me fjalë, por shikimet flasin qartë.
Dëshira për të ndryshuar
Në kënvështrimin e RTM-së, ndryshimi vjen nga takimet. Dhe aktualisht, në fund të udhëtimit, është e vështirë të kujtosh se sa njerëz kam takuar. Ndërsa rregulloj dosjet në kompjuter, më vjen ndër mend guximi i Marko Raralias, i cili fermën e tij e ka orientuar plotësisht tek mbarështimi i dhive: kecat e tij janë florinj për të, por për të ftuarit nga shumë larg, Marko e theri një pa u meduar dy herë.
Pastaj më vijnë ndërmend vëlllezërit Santini, të cilët mbarrështojnë lopë në Valbonë. Sot, Gjuzepe Santini ka pesë traktorë në garazhd, por dy gomerët në stallë i sjellin ndërmend paraardhësit: Ai është për vajzën time, ai tjetri për mbesën.
Ato ishin mjete transport për barinjtë shtegtarë – ai u shpjegoi shqiptarëve duke marrë një përgjigje dashamirëse ”e dimë shumë mirë këtë praktikë” – në ditët e sotme kjo gjë është zhdukur, por ne e njohim si traditë, ç’mund të themi tjetër”…
Më në fund, kujtoj sërish me kënaqësi tryezën e bukur italo-shqiptare e shtruar në kooperativën “Valle dei Cavalieri” në Sucizo – një xhevair i vërtetë në kurorën e zonës e cila ka gjeneruar punë dhe zhvillim duke shfrytëzuar burimet e saj natyrore dhe identitetin.
Nëse metoda RTM ka sukses, në planin afatgjatë diçka e ngjashme mund të ndodhë në Shqipërinë Veriore, ku PBB-ja për fryme është më pak se një e gjashta e saj në Itali.
Në cilin vend fjala ”kooperativë” evokon një të shkuar të errët? Në cilin vend natyra e paprekur të mahnit? Atje ku Pashku, Behari, Gjergji, Mesar dhe Paola punojnë me duart dhe mjeshtërinë e tyre për një të ardhme ndryshe.
Për një të ardhme shqiptare. /ush/ /a.i/ /p.s./ /sm/ /g.s/ a.jor.

























