TIRANË, 7 janar /ATSH/ Banka e Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë për 2021 do të jetë 5.1%.
Në raportin e publikuar së fundi nga institucioni financiar më i rëndësishëm botëror, “Perspektiva Ekonomike Botërore”, theksohet se, “për të mbështetur rritjen ekonomike në 2021, vendet duhet të: kufizojnë përhapjen e virusit dhe të hapin programe vaksinimi”.
Gjithashtu thekson raporti i BB, “vendet duhet të balancojnë borxhin në rritje me masa mbështetëse fiskale”.
Apeli i BB konsiston në ndërmarrjen e reforma ambicioze për të përballur dëmin e shkaktuar nga pandemia.
/r.e/












