Ballina Flash

Pas orës policore, turqit u gëzohen… plazheve!

ANTALIA, 5 janar /ATSH-AA/ – Qytetarët e Antalyas kishin rastin të shijonin kohën e bukur duke bërë plazh pas përfundimit të orës policore të vendosur gjatë festave të Vitit të Ri në mbarë Turqinë.

Disa fotografi të shkrepura me dron shfaqin njerëzit që shijojnë plazhin dhe detin në kohën me diell.

Kohën për plazh e shfrytëzuan edhe qytetarët e qarkut Marmara, të provincës Mugla, të cilët filluan të frekuentojnë plazhet pas përfundimit të orës policore.

Kujtojmë se Turqia hyri në orë policore në mbarë vendin duke përfshirë festën tradicionale të Vitit të Ri që nga e enjtja në mbrëmje deri dje, si pjesë e masave për të ndaluar përhapjen e koronavirusit. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakShkelën vetëkarantinimit/ Ndëshkohen me gjobë 6 shtetas nga Britania e Madhe
Artikulli tjetërMima për ATSH: Qeveria nuk ka para për pensionet e shtresat në nevojë, programi ekonomik i PD lokomotivë zhvillimi