Ballina Bota

HOLANDË – EMA shtyn vendimin për vaksinën “Moderna”

AMSTERDAM, 4 janar /ATSH-DPA/ – Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e ka shtyrë vendimin për rekomandimin e përdorimit të një vaksine të dytë kundër COVID-19 deri të mërkurën, njoftoi sot në mbrëmje vetë agjencia.

Një komitet i ekspertëve i EMA-s u takua dy ditë para afatit të planifikuar, për të diskutuar miratimin e vaksinës së zhvilluar nga firma amerikane “Moderna”.

“Disa çështje mbeten të hapura”, tha përfaqësuesit holandez i komitetit.

EMA nuk përjashtoi mundësinë e mosmarrjes së një vendimi përpara mbledhjes së planifikuar të komitetit për të mërkurën.

Vaksina “Moderna” tashmë është miratuar në SHBA dhe Kanada./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVlora rrezatuese e së nesërmes/ Rama: M’i shumëfishon forcat në punën pa orar për të ndryshuar çdo zonë të Shqipërisë
Artikulli tjetërEmërimi i ministrave të rinj, Soreca: Presim të vazhdojmë të punojmë për Shqipërinë në BE