Ballina Bota

TURQI – Rritje e ndjeshme e inflacionit dhe çmimeve

STAMBOLL, 4 janar /ATSH-DPA/ – Çmimet e konsumit në Turqi u rritën në dhjetor, ndërkohë që inflacioni vjetor arriti në 14,6%, sipas të dhënave të qeverisë.

Instituti Turk i Statistikave (TurkStat) deklaroi se inflacioni nga muaji në muaj u rrit me 1,25%.

Inflacioni vjetor ishte 14,03% në nëntor.

Inflacioni i vazhdueshëm dyshifror vitin e kaluar, një lira e dobët dhe ekonomia e goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit i bënë më shumë presion Bankës Qendrore për të korrigjuar më tej kursin.

Në dhjetor, ajo ngriti normën e saj të interesit në 17%, në përputhje me premtimin për të forcuar politikën monetare.

Sipas TurkStat, rritjet më të larta vjetore të çmimeve ishin për mallra dhe shërbime të ndryshme, me një rritje prej 28,12%.

Kostoja e ushqimit dhe pijeve u rrit me 20,16%, ndërsa transporti u rrit me 21,12%. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMV – Osmani promovon iniciativën e Forumit të Prespës për Dialog
Artikulli tjetërProvigjionet u rritën në 42 milionë euro, në nivelin më të lartë në 4 vitet e fundit