Ballina Ekonomi

Këmbimi valutor, leku vijon të forcohet ndaj valutave

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ – Leku po vijon të forcojë pozitat ndaj valutave kryesore euro dhe dollar, duke reflektuar kështu edhe efektet e sezonit turistik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro këmbehet me 125.84 lekë ose 0.04 lekë më pak se një ditë më parë dhe dollari amerikan ka humbur sot 0.41 lekë, duke shënuar vlerën e 107.98 lekëve.

Rënia më e ndjeshme ka qenë ajo e paundit britanik, i cili ka humbur plot 1.2 lekë. Stërlina këmbehet sot për 140.58 lekë, duke regjistruar nivelin më të ulët që prej vitit 2009.

Sa i takon valutave të tjera, dollari kanadez u zhvlerësua me 0.3 lekë, franga zvicerane u rrit me 0.2 lekë, ndërsa dollari australian mbetet i pandryshuar në raport me ditën e enjte.

Monedha Kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar Amerikan USD 107.98 -0.41
Euro EUR 125.84 -0.04
Poundi Britanik GBP 140.58 -0.28
Franga Zvicerane CHF 108.20 +0.04
Jeni Japonez (100) JPY 96.05 +0.13
Dollari Australian AUD 79.64 0.00
Dollari Kanadez CAD 81.56 -0.37
Korona Suedeze SEK 12.14 0.00
Korona Norvegjeze NOK 13.15 0.00
Korona Daneze DKK 16.89 +0.02
SDR SDR 150.89 -0.83
Ari(OZ 1) XAU 132328.41 +435.12
Argjend(OZ 1) XAG 1666.78 +11.99
Juani Kinez (onshore) CNY 15.93 -0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 15.90 -0.04
Lira Turke TRY 22.50 +0.04

/e.xh//r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Polemika pas masës së parë më të rëndësishme ekonomike të qeverisë
Artikulli tjetërGJERMANI – Arrestohet agresori i sulmit me thikë në një autobus, nuk ka të vdekur