Ballina Flash

Parashikimi i motit, 1 janar 2021

TIRANË, 1 janar /ATSH/- Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se dita e parë për vitin 2021 parashikohet të ketë mot të kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore.

Në orët e para të 24-orëshit do të ketë reshje shiu të dobëta.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e cila hera-herës fiton shpejtësi deri në 10-12 m/sek. Deti do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 4/12 Re diell
Kukës -1/9 Re diell
Lezhë 3/13 Re diell
Dibër -2/8 Re diell
Durrës 6/15 Re diell
Tiranë 5/15 Re diell
Elbasan 2/13 Re diell
Berat 0/14 Re diell
Vlorë 4/15 Re diell
Korçë -1/9 Re diell
Gjirokastër -1/13 Re diell
Sarandë 3/14 Re diell
Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGëzuar 2021! Tirana feston ndërrimin e viteve duke shijuar spektaklin e fishekzjarreve nga ballkoni
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/01/2021