Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 01/01/2021

RODBYHAVN (Danimarkë) – Fillon puna në fabrikën ”Fehmarnbelt” për tunelin më të gjatë të zhytur në botë midis Danimarkës dhe Gjermanisë.

LISBONË – Portugalia merr presidencën e radhës të Këshillit të BE-së.

BRUKSEL (Belgjikë) – Hyrja në fuqi e legjislacionit europian që rregullon planet e rimëkëmbjes së shteteve anëtare të BE-së.

BULLGARIA – Rihapja e teatrove, muzeve, galerive dhe kinemave me 30% të kapacitetit të tyre.

GJERMANI – Hyrja në fuqi e ndalimit të reklamimit të duhanit në kinema, për filmat e autorizuar për të mitur.

BRUKSEL (Belgjikë) – Hyrja në fuqi e kufirit të shpejtësisë prej 30 km/h në kryeqytet.

VATIKAN (Selia e Shenjtë) – Papa kremton meshën në solemnitetin e Shën Mërisë, në bazilikën e Shën Pjetrit.

VJENË (Austri) – Koncert i Vitit të Ri, për herë të parë pa publik.

KUBË – Hyrja në fuqi e monedhës së vetme kubane.

UASHINGTON – Pritet votimi në Senat që përpiqet të anashkalojë veton e Trump në buxhetin për mbrojtjen.

PEKIN – Hyrja në fuqi e ndalimit të importit të mbetjeve të ngurta në vend.

PHENIAN – Kongresi i jashtëzakonshëm i Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut.

PEKIN – Hyrja në fuqi e Kodit të parë Civil.

TOKIO – Fjalimi i Vitit të Ri i perandorit./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
  • ETIKETIMET
  • an
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 1 janar 2021
Artikulli tjetërHistoria e përbotshme e një pandemie