PARIS, 21 korrik /ATSH-AFP/ – Po përpiqemi të gjejmë një marrëveshje mes ekipit të Nisës, Balotellit dhe nesh, deklaroi drejtori sportiv i “Olimpikut” të Marsejës, Andoni Zubizarreta në lidhje me një ardhje të mundshme të sulmuesit italian, në zemër të merkatos.
“Ne kemi vënë të gjitha mundësitë që mendojmë se mund të vendosim në këtë dosje, nëse funksionon, në të kundërt do të krijojmë një ekip konkurues. Janë disa vendime që nuk janë në dorën tonë”, – vazhdoi basku, që shprehej gjatë prezantimit të blerjes së parë që kreu “Marseja” këtë verë, të mbrojtësit kroat Duje Caleta Car.
“Olimpiku” i Marsejës është gati të paguajë 10 milionë euro për të sjellë golashënuesin nga “Nisa”, por negociatat po vështirësohen. /G.S/ a.jor.








