Ballina Flash

Meghan Markle përfundon si… sipërmarrëse!

KALIFORNI, 29 dhjetor /ATSH/ – Tashmë Meghan Markle mund të mburret me një titull të ri: sipërmarrëse në botën e startup-eve, shkruan vanityfair.it.

Revista prestigjioze ”Fortune” ka njoftuar se ajo ka investuar në ”Clever Blends”, një biznes i vogël i gjithi femëror.

Kompania, e cila është e vendosur në Montecito, Kaliforni dhe drejtohet edhe nga bashkëthemeluesja Hannah Mendoza, prodhon qumësht tërshëre dhe dhuron 1% të të ardhurave për organizatat që luftojnë për drejtësinë ushqimore në SHBA.

“Ky investim është në mbështetje të një sipërmarrjeje të pasionuar që favorizon krijimin e një komuniteti krahas biznesit të saj”, thuhet në deklaratën e Meghan.

Mendoza lëshoi ​​gjithashtu një deklaratë, duke shprehur mirënjohje për mbështetjen e dukeshës së Sussex.

”Pasioni i saj për atë që po krijojmë është i dukshëm dhe nuk mund ta imagjinoja një partneritet më të harmonizuar. Jam entuziaste për rrugën që do të ndjekim së bashku”, shtoi ajo.

Për të sponsorizuar sipërmarrjen e saj të re të biznesit, Meghan i dërgoi një shportë të mbushur me produkte ”Clever Blends” një nga grave më me ndikim të Amerikës: shoqen dhe fqinjën e saj, Oprah Winfrey, e cila menjëherë i tregoi ato në profilet e medieve sociale ku vetëm në Instagram ka më shumë se 19 milionë ndjekës./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMarrëveshja për detin/ Braçe: Tradhtar nuk bëhesh kur do një tjetër, por atëherë kur do e firmos ti
Artikulli tjetërProces intensiv investimesh në energjetikë/ Parku i Karavastasë, ai i Spitallës dhe hidrocentrali i Skavicës drejt konkretizimit