Ballina Lifestyle

Këpucët e thurura Espadrillas, mania e stinës së nxehtë

TIRANË, 20 korrik /ATSH/ – Të sheshta apo më takë, me lule apo forma gjeometrike, të thjeshta apo stil gladiator, këpucët e thurura janë më të adhuruar në periudhën e verës, si në plazh, ashtu dhe në qytet.

Është e pamundur të heqësh dorë prej tyre në stinën e ngrohtë, janë komode, praktike dhe super stil. Ndihesh rehat dhe dukesh bukur.

Espadrillas, këpucët ikonë me rripa na shoqërojnë si në pasditet relaksuese të fundjavës, ashtu dhe në kohën e kaluar buzë detit por përse jo, edhe për një look pak më elegant me pantallona të shkurtra apo me ndonjë fund të gjatë të derdhur.

Pastaj kanë edhe joshjen e përhershme bohemiane e të falin dhe një ndjesi lirshmërie që është mjaft e domosdoshme për stinën e nxehtë./a.a/ /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTregtonin në kushte të rënda higjieno-sanitare, AKU gjobit 3 subjekte
Artikulli tjetërThaçi dekoron Era Istrefin për promovimin e Kosovës nëpër botë