Ballina Bota

TURQI – Banka Qendrore rrit normat e interesit

STAMBOLL, 24 dhjetor /ATSH-AA/ – Banka Qendrore e Turqisë njoftoi sot rritjen e normës së interesit me dy pikë përqindjeje, mbi pritshmëritë e tregut. 

Norma e politikës së bankës, e njohur gjithashtu si norma e repos një javore, u rrit në 17%, nga 15%, njoftoi banka në një deklaratë.

Parashikimi mesatar nga 21 ekonomistë ishte rritja e normës së repos një javore prej 150 pikë bazë, pra 1,5 pikë përqindjeje.

Pas lëvizjes, lira turke u rrit gati 1% ndaj dollarit amerikan.

Në takimin e saj të fundit më 19 nëntor, Banka Qendrore rriti normën e repos një-javore nga 10,25 % në 15 % ndërsa ndërmerrte hapa për të thjeshtuar kornizën operacionale të politikës monetare.

Duke folur të hënën, Naci Agbal, guvernatori i bankës tha se rreziku i inflacionit në rritje do të kërkojë një qëndrim të fortë dhe vendimtar të politikës monetare në vitin 2021, duke shtuar se ka gjasa edhe të shtrëngohet nëse është e nevojshme./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMbaroi studimet në Rumani dhe u kthye në atdhe/ Dr. Lili, një nga 1600 mjekët e familjes që po luajnë rol kyç në ndjekjen e pacientëve me COVID-19
Artikulli tjetërCOVID-19/ Procedura për marrjen e terapisë në shtëpi dhe përfitimin e barnave të rimbursueshme