NJU JORK, 21 dhjetor /ATSH-DPA/ – Një njujorkez kaloi 10 orë i bllokuar në makinën e tij pasi një borëpastruese e zhyti automjetin e tij nën katër metra dëborë, thanë autoritetet.
”Policia mori disa thirrje në lidhje me një shofer që doli nga rruga dhe kishte nevojë për ndihmë”, theksuan autoritetet.
Sidoqoftë, përkundër disa përpjekjeve për të gjetur makinën, askush nuk mund ta lokalizonte atë.
Rreshteri Jason Cawley mësoi për thirrjet dhe shkoi në ”gjueti” për automjetin.
”Ndërsa po ngiste makinën, ai vuri re disa kuti postare që dilnin nga bora e grumbulluar përgjatë buzë rrugës”, thanë zyrtarët.
Ai gërmoi në dëborë dhe papritmas zbuloi një dritare.
Në anën tjetër të xhamit ishte Kevin Kresen, 58 vjeç, i cili kishte telefonuar policinë nga brenda automobilit të ”varrosur”./ /os/





















