Ballina Aktualitet

PD: Qeveria dështoi me mësimin online

TIRANË, 19 dhjetor/ATSH/ Ish-deputeti i Partisë Demokratike Endri Hasa tha sot se “në 7 vjet, qeveria e Edi Ramës ndërroi disa ministra arsimi, por ajo që mbeti ishte dështimi spektakolar me arsimin. Periudha e pandemisë nxori në pah se edhe shkollat e fëmijëve, si çdo gjë tjetër, janë parë nga kjo qeveri si një mundësi për të vjedhur”.

Në një deklaratë për shtyp Hasa tha se “dixhitalizimi i shkollave është një nga dështimet më të mëdha të Edi Ramës.  18 milionë euro e shpenzuara për dixhitalizimin janë zhdukur, duke bërë që shkollat në Shqipëri të jenë krejt të papërgatitura për mësimin online”.

“Për fat të keq, pasojë direkte e këtij dështimi të madh të qeverisë, është rënia e cilësisë së arsimit dhe rritja e nivelit të analfabetëve funksionale mes fëmijëve dhe të rinjve. Banka Botërore llogarit se analfabetët funksionale në Shqipëri e kalojnë 60%, një gjendje e përkeqësuar, pasi mësim të vertetë online gjatë karantinës pothuajse nuk pati dhe as tani që zhvillohet në mënyrë të pjesshme”, – nënvizoi Hasa.

Ish-deputeti Hasa u shpreh se “dixhitalizim në shkolla nuk pati asnjëherë në këto 7 vjet dhe nuk pati as gjatë pandemisë. Nxënësit nuk kanë as tableta, as platformë dixhitale që funksionon dhe as kurrikula te dixhitalizuara, sepse qeveria nuk ka punuar kurrë për këtë”.

“Shumica e shkollave dhe universitetetet publike, ende nuk kanë kabinete funksionale, me kompjuter apo laptop për nxënësit dhe studentët. 6000 Tabletat e blera nga projektet janë zhdukur pa lënë gjurmë ose nuk punojnë. Shumica shkollave nuk kanë as laboratorë as pajisje komunikimi”, – tha Hysa.

Më tej Hysa tha se “fëmijët shqiptarë nuk e meritojnë të jenë analfabetë funksionalë për shkak të kësaj qeverie dhe kryeministri të dështuar! Mjaft më me paaftësi dhe abuzim. Qytetarët duan ndryshimin”./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSiguria e produkteve/ ISHMT 214 inspektime në terren
Artikulli tjetërProduktet tradicionale rajonale, impakt në rritjen e eksporteve dhe ekonomisë rurale