TIRANË, 19 korrik/ATSH-ANSA/ – Ekipi frances i “PSG” nuk e konsideron yllin e ekipit të “Selecaos” Neymar si të pashitshëm.
Lajmi është bërë i ditur fillimisht nga radio spanjolle, “Onda Cero”, dhe më pas nga gazeta “AS”.
Të njëjtat burime bëjnë me dije se klubi i “PSG” ka mbyllur portën për klubet të cilat janë të interesuara për shërbimet e talentit francez, Kilian Mbappe, veprime të cilat shtojnë zërat për transferimin e Neymar te “Reali i Madridit”.
Bëhet me dije se ekipi i “PSG” i ka lënë dorë të lirë trajnerit Touchel për të vendosur rreth të ardhmes së lojtarëve të këtij ekipi.
Mes emrave të cilat qarkullojnë në merkato është dhe emri i mesfushorit të “Juventusit” Paulo Dibala.
Sot Neymar do të marrë pjesë në një aktivitet bamirësie në një hotel në San Paolo, duke e bërë këtë edhe daljen e parë publike pas Botërorit. /e.caushi/








