Ballina Kosova

Pacolli në takimin e Koalicionit Botëror kundër ISIS-it në Kuvajt

PRISHTINË, 13 Shkurt/ATSH/.- Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës,  Behxhet Pacolli, po merr pjesë dhe do t’i adresohet me një fjalim takimit ministerial të Koalicionit Botëror kundër ISIS-it, i cili po mbahet sot në Kuvajt.

Ky takim, ka për qëllim që të koordinojë përpjekjet e shteteve anëtare në përballjen e tyre me kërcënimet terroriste, jo vetëm në Siri dhe Irak, mirëpo gjithashtu në gjithë botën.

Konferenca do të bashkëdrejtohet nga Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Shtetit të Kuëait-it, Sheikh Sabah Al-Khaled Al-Sabahand dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Rex Tillerson.

Në kuadër të këtij takimi, Ministri i Jashtëm Pacolli është takuar me shumë homologë të tij nga vende të ndryshme të botës, duke përfshirë Sekretarin amerikan, Rex Tillerson, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, si dhe Ministrat e Jashtëm të Jordanisë, Libanit, Katarit dhe të tjerë.

Ministrat e Jashtëm dhe zyrtarë të tjerë të lartë shtetërorë të 74 parterëve të Koalicionit Global kundër ISIS-it, që përfshinë shtetet anëtare dhe Organizata Ndërkombëtare, janë takuar në Kuvait, që të riafirmojnë vendosmërinë në këtë qëllim.

Qeveria e Republikës së Kosovës në fund të vitit të kaluar ndau mjete financiare në vlerë prej 100,000 US$ (njëqindmijë dollarë Amerikan) për koalicionin anti-ISIS./k.s/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMeta: Dialogu politik me rëndësi për rrugën e reformave
Artikulli tjetërSOFT NEWS – Leje martese edhe te tërheqja e… bagazheve!