Ballina Flash

Beethoveni jehon në Parlamentin Europian

BRUKSEL, 16 dhjetor /ATSH-ANSA/ – Nuk ka gjë më të bukur sesa shpërndarja e lumturisë për shumë njerëz, janë fjalët e Ludwig van Beethovenit, të shprehura edhe nga muzika e tij.

Për të muzika ishte toka në të cilën shpirti jeton, mendon dhe shpik.

”Muzika dhe pasioni i tij simbolizojnë idealet e Europës, të solidaritetit, paqes dhe lirisë dhe projekti ynë për një botë më të mirë”, kështu u shpreh presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli duke folur në seancë plenare.

“Me rastin e 250-vjetorit të lindjes së Beethoven, dëshiroj të ndaj me ju një moment frymëzimi”, shtoi ai.

Himni i gëzimit i Simfonisë IX nga Beethoven u miratua si himni zyrtar i Bashkimit Europian.

Ai dëgjohet në Parlament në hapjen e secilës prej seancave si edhe në raste solemne.

Ai do të interpretohet sot nga ansambli ”Oxalys” nga Brukseli, me aranzhim nga kompozitori Jago Moons.

Është himni i Europës për të gjithë: Të bashkuar në diversitet./ /ec/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – Michel: Objektivi në 2021 të mundim COVID-19
Artikulli tjetërNjë mision drejt ajsbergut sa sipërfaqja e Luksemburgut