TIRANE, 20 korrik /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët me zhvillim vranësirash të pakta deri mesatare në mesditë përgjatë zonave malore.
Sipas shërbimit meteorologjik ushtarak do të ketë reshje shiu të dobta në pjesën lindore në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-8m/sek, ndërsa në brigjet e Jonit deri në 15 m/sek. Deti parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.2-2.5 metra, kryesisht në brigjet e Jonit.
Mjegullinë e izoluiar në zonat malore në orët e mëngjesit.
| QYTETET | Temperaturat në °C |
| Shkodër | 19/34 diell |
| Kukës | 17/31 diell re |
| Lezhë | 19/34 diell |
| Dibër | 15/30 diell re |
| Durrës | 20/33 diell |
| Tiranë | 20/34 diell re |
| Elbasan | 18/34 diell re |
| Berat | 17/34 diell re |
| Vlorë | 21/33 diell |
| Korcë | 16/29 diell re |
| Gjirokastër | 18/34 diell re |
| Sarandë | 18/32 diell |
/e.malaj/ /a.g/





















