Ballina Bota

BM – Johnson: Një hap larg ”no deal” për postBrexit

LONDËR, 11 dhjetor /ATSH-ANSA/ – ”No deal” është një mundësi e fortë mbi marrëdhëniet tregtare me BE për postBrexit, deklaroi kryeministri britanik, Boris Johnson.

”Ka ardhur koha që popullata britanike dhe bota e biznesit të përgatiten për të”, theksoi ai.

Johnson komentoi për herë të parë rezultatin e takimit të mbrëmshëm në Bruksel me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, i cili sipas tij ishte negativ.

Johnson shtoi, megjithatë, se ”ende dëshiroj të provoj rrugën për një marrëveshje në ditët në vijim, duke mos përjashtuar vizitat te Emmanuel Macron ose Angela Merkel në Paris dhe Berlin”. /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRama ndan dëshmitë e stafit mjekësor dhe prindërve/ Transformim i Pediatrisë së Durrësit pas infrastrukturës së degraduar që trashëguam
Artikulli tjetërMungesa e zinkut, shenjat që shfaq organizmi