Ballina Flash

”Honda” pezullon prodhimin në BM

LONDËR, 10 dhjetor /ATSH-AA/ – Prodhuesi i automjeteve “Honda” ka ndaluar përkohësisht prodhimin në fabrikën e tij në Angli (Britani e Madhe) pasi vonesat e transportit të lidhura me pandeminë e COVID-19 dhe përgatitjet për Brexit e lanë atë me një mungesë të pjesëve të këmbimit.

Kompania deklaroi se ”u detyrua të merrte vendimin sepse vonesat e lidhura me transportin e lanë atë pa pjesë”.

Fabrika mbështetet në sistemin e shpërndarjes vetëm në kohë, në të cilin pjesët arrijnë ashtu siç janë të nevojshme për montim dhe nuk ruhen në vend duke rritur efikasitetin.

“Situata aktualisht po monitorohet me synimin për të rifilluar prodhimin sa më shpejt të jetë e mundur”, bëri të ditur ”Honda” në një deklaratë.

Përçarja e tregtisë ndërkombëtare e shkaktuar nga pandemia po shkakton vonesa pasi kontejnerët bosh bllokojnë portet e Britanisë së Madhe.  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFUTBOLL – FIFA dhe OKB fillojnë fushatën kundër trukimit të ndeshjeve
Artikulli tjetërBRUKSEL – PostBrexit pa marrëveshje, ende negociohet