Ballina Flash

Parashikimi i motit, e premte 4 dhjetor 2020

TIRANË, 4 dhjetor/ATSH/ Ditën e premte moti parashikohet i vranët deri në mesditë dhe më tej intervale kthjellimi.

Reshjet e shiut parashikohen të herëpasherëshme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim e jug me intensitet deri mesatar. Në mesditë reshjet do të bëhen më lokale. Në majat e maleve reshje të dobëta dëbore të shoqëruara dhe me mjegull e mjegullinë.

Era do të fryjë e vrullshme në të gjithë bregdetin me drejtim kryesor juglindjen. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 4 dhe 5.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 5/12 re shi diell
Kukës -1/6 re shi
Lezhë 5/14 re shi diell
Dibër -1/6 re  shi
Durrës 7/18 re shi diell
Tiranë 11/16 re shi diell
Elbasan 9/16 re shi diell
Berat 10/18 re shi diell
Vlorë 13/18 re shi diell
Korcë 3/9 re  shi
Gjirokastër 8/15 re  shi
Sarandë 8/16 re shi diell

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRindërtimi/ 470 kompani të angazhuar dhe 25 mijë të punësuar
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 4/12/2020