Ballina Flash

FORMULA 1 – Hamilton pozitiv me Covid-19

BERLIN, 1 dhjetor /ATSH-DPA/ – Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton ka dalë pozitiv ndaj Covid-19, deklaroi ekipi i tij i Mercedesit.

”Britaniku 35-vjeçar Hamilton ka simptoma të lehta. Ai është izoluar dhe po kurohet sipas protokolleve’’, deklaroi ekipi.

Hamilton doli negativ përpara Grand Prix të Bahrainit, të cilën e fitoi, por u zgjua me simptoma të lehta.

Mercedes ende nuk ka thënë se kush do ta zëvendësojë Hamilton së bashku me shokun e ekipit Valtteri Bottas për fundjavën e garës së ardhshme.

Stoffel Vandoorne i Belgjikës (28) dhe Esteban Gutierrez (29) i Meksikës janë pilotët  rezervë të ekipit./ /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapet konkursi ndërkombëtar ”Istanbul Photo Awards 2020’’
Artikulli tjetërPfizer dhe BioNTech aplikojnë për miratimin nga BE të vaksinës antiCovid-19