TIRANE, 18 korrik /ATSH/ -Moti për ditën e sotme parashikohet me kthjellime dhe zhvillime vranësirash në mesditë.
Sipas shërbimit meteorologjik do të ketë reshje shiu lokale në pjesën jugore dhe lindore, pjesërisht shtrëngatë shiu në bregdetin jugor. Era do të fryjë me drejtim juglindje-veriperëndim 1-12 m/sek më e theksuar në brigjet e Jonit. Baza e reve të ulta 800 metra. Deti parashikohet i forcës 3-4 me lartësi vale 1.2-2.4 metra. Shikimi 6-15 km, mjegullinë lokale.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 13/28
Vendet e Ulta 15/31
Vendet Bregdetare 16/31 /e.malaj/ /a.g/











