PARIS, 16 mars /ATSH-AFP/ – Ndërkohë që Platforma Ndërqeveritare për Biodiversitetin dhe Shërbimet Ekosistemit (IPBES) përgatitet të paraqesë gjendjen e florës dhe faunës të planetit, më poshtë vijojn disa të dhëna alarmante që do të bëhen të ditura:
– Dy specie vertebrorësh zhduken çdo vit mesatarisht në një shekull.
– Toka po përballet me një zhdukje masive speciesh, e para prej zhdukjes së dinosaurëve rreth 65 milionë vite më parë, e gjashta në 500 milionë vite.
– Rreth 41% e amfibëve dhe më shumë se një e katërta e gjitarëve janë të kërcënuar për t’u zhdukur.
– Rreth gjysma e barrierave koralore është zhdukur këto 30 vitet e fundit.
– Popullatat e 3 706 specieve të peshqve, zogjve, gjitarëve, amfibëve dhe zvarranikëve janë pakësuar në 60% në vetëm 40 vite duke nisur nga viti 1970.
– 25 821 nga 91 523 specie renditen në ”listën e kuqe” të përcaktuar nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës (IUCN) dhe e përditësuar në 2017, janë klasifikuar si të kërcënuara.
– Nga ky total, 5 583 janë mjaft të rrezikuara, 8 455 në rrezik dhe 11 783 në një pozitë të pasigurtë.
– Numri i elefantëve afrikanë ka rënë në rreth 111 000 mes viteve 2006-16 dhe ka arritur në 415 000 ekzemplarë.
– Planeti ynë numëron rreth 8,7 milionë specie të planetit dhe kafshëve sipas vlerësimit, ku 86% e specieve të Tokës dhe 91% të specieve detare mbeten ende për t’u zbuluar.
– Nga llojet që janë të njohura dhe të listuara, 1 204 specie gjitarësh, 1 469 zogjsh, 1 215 zvarranikësh, 2 100 amfibësh dhe 2 386 peshqish janë të kërcënuar.
– Gjithashtu janë të kërcënuar 1 414 lloje insektesh, 2 187 molusqesh, 732 gaforresh, 237 koralesh, 12 505 bimësh, 33 kërpudhash dhe gjashtë alga kafe.
– Humbjet ekonomike të shkaktuara nga shpyllëzimi dhe përkeqësimi i situatës së pyjeve përfaqësojnë deri më tani 3,6 miliardë euro./ /v.b/ a.jor.























