TIRANË, 16 nëntor/ATSH/ “Mësuesi është përhapësi i dritës”.
Ishin këto fjalë të Luigj Gurakuqit, njërit prej personaliteteve më të shquara të lëvizjes kombëtare, që Kryeministri Edi Rama zgjodhi mëngjesin e sotëm për të përçuar mesazhin e tij.
Përmes rubrikës “Fjalë të çmuara”, Rama përzgjedh citate nga kolosët e kombit shqiptar, për të përcjellë çdo mëngjes mesazhe të rëndësishme për qytetarët.
/m.m/j.p/r.e/























