UASHINGTON, 12 nëntor /ATSH-AFP/ – Presidenti i zgjedhur, Joe Biden zgjodhi Ron Klain, një demokrat me përvojë, për të qenë shefi i kabinetit të tij në Shtëpinë e Bardhë, tha Biden në një komunikatë duke njoftuar kështu emërimin e tij të parë.
“Përvoja e gjatë dhe e larmishme e Ron Klain dhe aftësia e tij për të punuar me njerëz nga të gjitha prejardhjet politike është pikërisht ajo që më duhet për një shef kabineti të Shtëpisë së Bardhë, ndërsa përballemi me këtë kohë krize dhe le ta bashkojmë përsëri vendin tonë”, deklaroi presidenti i zgjedhur.
“Ron ka një vlerë të paçmueshme për mua gjatë shumë viteve që kemi punuar së bashku”, shtoi Biden për atë që shërbeu si shefi i tij i parë i shtabit kur ishte zëvendëspresident.
Klain, 59 vjeç, gjithashtu ka punuar me Biden kur ai ishte kryetar i Komitetit të Gjyqësorit të Senatit.
Në të njëjtën deklaratë të lëshuar nga ekipi i presidentit të zgjedhur, Klain theksoi i se ishte “nderi i një jete” të emërohej në këtë post./ /ec/























