Ballina Flash

Rakacolli: Specialistët vendosin shëndetin prioritet, dilema debatohet në gjithë botën

TIRANË, 10 nëntor /ATSH/ Zv.ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjse Sociale, Mira Ralacolli u shpreh se “pandemia covid-19, është një sëmundje që nuk ka një mjekim, i vetmi ilaç është parandalimi”.

Gjatë një bisede në studio mbrëmjen e së martës, lidhur me faktin nëse na dëmton më shumë Covid apo karantina, mbyllja për shkak të pandemisë, Rakacolli tha se “jemi përballë një situate që ndodh një herë në 100 vjet dhe dilema ekonomi apo shëndet është një gjë që po debatohet në të gjithë botën”.

“Ndjekja e kujdesshme në dinamikë me mendje të ftohtë specialistësh duke vënë shëndetin në prioritet sepse duke pasur shëndet do të ngremë ekonominë, është ajo që po ndodh sot në shumë vende”- theksoi zv.ministrja. /j.p/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakCOVID-19/ Hoti: Jemi të detyruar të marrim masa drastike
Artikulli tjetërParashikimi i motit, e mërkurë 11 nëntor 2020