Ballina Ekonomi

OSHEE pajis abonentët me sahate elektronikë

TIRANË, 13 korrik /ATSH/- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) për t’i ardhur në ndihmë abonentëve të rinj, ose atyre që nuk kanë matës, apo që duan të  zëvendësojnë matësit e dëmtuar, ka finalizuar blerjen e rreth 22 mijë matësave të rinj elektronikë.

Matësit e rinj janë 10 mijë copë matës njëfazorë, ndërsa 12,600 matësit e tjerë janë trefazorë, por të ndarë sipas specifikimeve të rrymës.

Sahatët e rinj janë elektronikë dhe jo analog apo elektromagnetikë me shirit që përdor pjesa më e madhe e familjeve dhe bizneseve. Këta matës janë me bateri dhe kanë një ekran LCD që tregon sasinë e energjisë së konsumuar.

Mbi të gjitha, matësit do të ofrojnë opsionin e leximit të sahatit nga ofruesi i shërbimit, pa pasur nevojë të dërgojnë një faturist në terren. Kjo bëhet përmes lidhjes me portën e rrjetit dhe të dhënat nga çdo matës dërgohen automatikisht çdo 15 minuta.e.xh//m.m/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakLONDËR – Stërlina humb terren pas kritikave të Trump në drejtim të kryeministres May
Artikulli tjetërOpozita këmbëngul për transparencë për teatrin