SAN FRANCISKO, 21 tetor /ATSH-AFP/ – Platforma “TikTok” po përpiqet të shtojë përpjekjet e saj për të hequr përmbajtjet e urrejtjes, veçanërisht ato të lidhura me lëvizje të ndryshme neonaziste.
“Ekipet tona të sigurisë tashmë po punojnë për të hequr gjuhën e urrejtjes dhe ideologjitë e urrejtjes, të tilla si neonazizmi ose epërsia e të bardhëve”, tha platforma në pronësi të grupit kinez “ByteDance”.
Rrjeti social me video të shkurtra muzikore ose parodi dëshiron, në veçanti, të përqendrohet në përhapjen e gjuhëve të koduara dhe simboleve që normalizojnë këtë lloj sjelljeje.
Facebook, Twitter dhe YouTube rregullisht ndajnë përpjekjet e tyre për të pastruar platformat e tyre, të cilat shumë grupe dhe individë i përdorin për të përhapur mesazhe urrejtjeje, ndonjëherë me pasoja dramatike në jetën reale./ /ervo/























