Ballina Flash

Katër milionë celularë 5G në EP

NJU JORK, 16 tetor /ATSH-ANSA/ – Në gjashtë muajt e parë të vitit 2020, të paktën katër milionë telefona inteligjentë 5G u shitën në Europën Perëndimore, e barabartë me 7% të të gjithë telefonave inteligjentë në treg, sipas studiuesve nga Strategy Analytics, sipas të cilave në 12 muajt e fundit kërkesa për telefona 5G është rritur me 4 000%.

Ndër kompanitë që kanë pjesën e luanit është ”Samsung”, që ka zaptuar 88% të tregut.

“Nga telefonat inteligjentë të shitur në Europën Perëndimore, nëntë nga dhjetë janë të markës ‘Samsung’.  Megjithatë, dominimi i kompanisë koreano-jugore në 5G do të përfundojë së shpejti, në gjysmën e dytë të vitit dhe veçanërisht në muajt e fundit të vitit 2020″, vëren analisti Ville-Petteri Ukonaho.

”Kjo për shkak se, iPhone 12 i ‘Apple’, më në fund është në shitje, po ashtu rivalët kinezë me modele me kosto të ulët 5G, të tilla si ‘Xiaomi’ dhe ‘Oppo’, po mbërrijnë në rajon’’, shtoi ai.   /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFranca, kontribut thelbësor në avancimin e Shqipërisë drejt BE
Artikulli tjetërShqipëri-Bullgari, memorandum për zhvillimin e turizmit mes dy vendeve