TIRANË, 13 tetor /ATSH/ Aksi rrugor Qukës-Librazhd është pastruar nga dherat që ranë si pasojë e rrëshqitjes pas shirave të fundit.
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) bën të ditur se “në aksin rrugor Qukës-Librazhd tek Ura e Bushtricës ka pasur rëshqitje të dheut në trup të rrugës”.
Sipas ARRSH-së, menjëherë u morën masat për pastrimin e rrugës dhe kthimin në normalitet të situatës.
“Menjëherë kontraktori ka marrë të gjitha masat me mjete dhe punëtorë dhe ka bërë pastrimin e plotë të këtij segmenti rrugor”, njofton ARRSH. /j.p/r.e/






















