Ballina Flash

Parashikimi i motit, e martë 13 tetor 2020

TIRANE, 13 tetor /ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot parashikohet i vranët gjatë gjithë ditës, shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar në formë shtrëngatash dhe hera-herës të lartë në formë stuhish dhe rrebeshësh shoqëruar me breshër kryesisht përgjatë ultësirës perëndimore.

Dëborë e dobët në majat e alpeve dhe verilindje. Prej mesditës parashikohen reshje me intensitet të ulët.

Mjegull /mjegullinë për shkak të reshjeve të shiut.

Era do të fryjë me drejtim juglindje- jugperëndim 3-10 m/sek hera herës e vrullshme dhe intensive në bregdet, zonat e ulëta pranë tyre dhe zonat luginore deri ne 18 m/sek.

Valëzimi në dete parashikohet i forcës 3 dhe 5 ballë me lartësi vale deri në 3.2 metër.

 

Temperaturat parashikohen: 

QYTETET Temperaturat në °C Sigla
Shkodër 12/15 Re shi/stuhi
Kukës 7/13 Re shi/stuhi
Lezhë 10/13 Re shi/stuhi
Dibër 5/11 Re shi/stuhi
Durrës 11/19 Re shi/stuhi
Tiranë 13/18 Re shi/stuhi
Elbasan 11/17 Re shi/stuhi
Berat 9/18 Re shi/stuhi
Vlorë 12/19 Re shi/stuhi
Korçë 4/13 Re shi/stuhi
Gjirokastër 5/17 Re shi/stuhi
Sarandë 10/19 Re shi/stuhi

                  

/e.m//a.a/

                                            

                 

           

 

 

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakITALI – Vatikani hap qendër pritjeje për refugjatët
Artikulli tjetërAXHENDA NDËRKOMBËTARE 13/10/2020