Ballina Bota

BRITANI E MADHE: Sunak: Qeveria do t’i ekuilibrojë llogaritë e financave publike

LONDËR, 5 tetor /ATSH-AFP/ – Ministri britanik i Financave, Rishi Sunak premtoi sot para partisë së tij se do të ekuilibrojë llogaritë e vendit, pavarësisht shumave masive të shpenzuara për të mbajtur më këmbë ekonominë përballë pandemisë.

“Ne kemi një përgjegjësi të shenjtë ndaj brezave të ardhshëm për t’i mbajtur financat publike në gjendje të mirë”, tha kancelari i Thesarit në një fjalim në konventën vjetore të Partisë Konservatore.

“Kjo qeveri konservatore do t’i ekuilibrojë gjithmonë llogaritë”, shtoi ai, duke u zotuar të kontrollojë deficitin dhe borxhin në një periudhë afatmesme.

Deficiti publik mund të llogaritet në 400 miliardë stërlina në vitin fiskal 2020-2021 (i përfunduar në mars), ndërsa borxhi publik ka tejkaluar 2 000 miliardë stërlinat për herë të parë./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakListat janë të hapura/ Harrojini listat që ndjellin llumin e paranë e zezë
Artikulli tjetërLejleku i rrallë/ Rikthehet pas 50 vitesh për të folezuar në Shqipëri