Ballina Flash

Amazon prezanton pagesën pa kontakt

NJU JORK, 29 shtator /ATSH-AFP/ – Kompania “Amazon” zbuloi sot teknologjinë biometrike pa kontakt për t’u mundësuar klientët të paguajnë vetëm me një lëvizje të lehtë të dorës.

“Ky shërbim, i quajtur “Amazon One”, fillimisht do të vendoset në dy dyqane tregtare “Amazon Go” në Seattle”, njoftoi kompania.

“Në shumicën e hapësirave tregtare, “Amazon One” mund të bëhet një metodë alternative pagese ose një opsion i kartës së besnikërisë, me një pajisje në arkë krahas sistemit tradicional të pagesave”, shpjegoi me një postim në blog, Dilip Kumar, zëvendëspresident  për Shitjet me pakicë dhe i Teknologjisë në “Amazon”.

Kumar sqaroi, gjithashtu, se “Amazon One” mund të përdoret për hyrjen publike në stadiume ose hyrjen në vendin e punës për punonjësit.

Grupi i Jeff Bezos ka në plan të shtojë teknologjinë në dyqane të tjera ushqimore në SHBA, si edhe t’ia shesë atë dyqaneve të palëve të treta, megjithatë nuk ka njoftuar për një partneritet të mundshëm./ /ervo/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakViti i ri akademik/ Ministria e Arsimit: Nis më 2 nëntor
Artikulli tjetërPandemia/ Daja: Dy javë nga nisja e shkollës, nuk ka rritje të rasteve