TIRANE, 8 korrik /ATSH/ – Sipas shërbimit meteorologjik moti për ditën e sotme parashikohet me vranësira të ndryshueshme, hera herës të dendura. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim 1-15 m/sek dhe më e theksuar në bregdetin jugor. Deti parashikohet i forcës 4 me lartësi dallge 1.8 metra.
Temperaturat parashikohen:
Vendet Malore 16/25
Vendet e Ulta 17/29
Vendet Bregdetare 18/30 /e.malaj/ /a.g/





















