Ballina Bota

ITALI – Referendum për uljen e numrit të deputetëve

ROMË, 20 shtator /ATSH-DPA/ – Italianët po u drejtohen qendrave të votimit për një referendum kushtetues mbi uljen e numrit të deputetëve të parlamentit dhe zgjedhjet lokale që pritet të favorizojnë bllokun e opozitës kombëtare të krahut të djathtë.

Votimi zhvillohet sot dhe nesër. Rezultatet priten gjatë të hënës pasdite.

Rreth 51,6 milionë italianë kanë të drejtë të votojnë në referendumin për uljen e numrit të ligjvënësve në dy dhomat e parlamentit me afërsisht një të tretën.

Dhoma e Deputetëve do të shkojë nga 630 ligjvënës në 400 dhe Senati nga 315 në 200.

Asnjë pjesëmarrje minimale nuk është e nevojshme që votimi të jetë i vlefshëm, mes pritjeve që reforma të miratohet.

Në procesin e votimit të gjithë duhet të jenë me maskë kundër COVID-19./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Çështja e detit”/ Rama për televizionin grek: Shqipëria dhe Greqia s’mund ta bëjnë zgjerimin në mënyrë të njëanshme pa arritur një marrëveshje
Artikulli tjetër“Homazh”/ Safet Butka, ktheu në prioritet mbarëkombëtar arsimin e Shqipërisë së viteve ‘30