Ballina Flash

”Sony” prezanton modelin Xperia 2 II me risi teknologjike

SEUL, 20 shtator /ATSH-ANSA/ – Cilësi audiovizive, madhësi kompakte dhe lidhja 5G janë ndër pikat e forta të modelit  Xperia 2 II, prezantuar nga kompania ”Sony”.

Smartfoni ka një ekran OLED 6.1 polish me shpejtësi përditësimi 120 Hz, futur në një trup me madhësi 158 ​​x 68 x 8 milimetra dhe peshon 163 gramë.

Në anën e pasme është një fotokamera me optikën Zeiss, të tre prej 12 megapiksel, i cili integron disa teknologji të kamerave Alpha të ”Sony”, përfshirë AF në kohë reale për portrete njerëzish dhe kafshësh dhe shkrepje të vazhdueshme deri në 20 frame për sekondë.

Përmirësime edhe në pjesën e përparme të videos, ku për herë të parë në një smartfon vjen regjistrimi i videove në lëvizje të ngadaltë me cilësi 4K HDR dhe 120 frame në sekondë.  /os/

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRAMALLAH – Abbas refuzon presionin arab për dialog me SHBA-në
Artikulli tjetërBalla: Hapja e listave fakt, humbësit të heqin dorë nga alibitë