Ballina SPORT

Luis Hamilton “prenoton” finalen e Anglisë në Botëror

TIRANË, 5 korrik/ATSH-ANSA/ Lewis Hamilton “prenoton” finalen e Kupës së Botës në Rusi me shpresën për të parë Anglinë e tij në finalen e madhe. “Të dielën e ardhshme, – thotë kampioni botëror në ‘Formula 1’ me “Mercedes” në prag të GP në Silverstone, – dua të shkoj në Rusi për finalen e Kupës së Botës, kam një ditë të lirë”.

“Këtu (në Angli), – shton Hamilton, – atmosfera është e pabesueshme, ka filluar Wimbledon (turneu i tenisit), Formula 1 dhe përfaqësuesja e Anglisë në Kampionatin Botëror, një fundjavë e mrekullueshme për ne”. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBum turistësh në Rusi në prag të ndeshjeve çerekfinaleve
Artikulli tjetërFoto/Orkestra Simfonike e RTSH, koncert në 100-vjetorin e kompozitorit Bernstein