Ballina Aktualitet

Hapja e listave/ Kusht respektimi i kuotave gjinore

TIRANË, 15 shtator /ATSH/ Deputeti i Partisë Socialiste, Adnor Shameti u shpreh se deputët e PS po punojnë fort në çdo qark nga veriu deri në jug të vendit pranë qytetarëve. Qeveria “Rama” ka një program të qartë për t’ua prezantuar qytetarëve që do të përqafohet dukshëm prej tyre për të marrë një mandat të tretë.

Gjatë një interviste televizive ai theksoi se, PS është e gatshme t’i prezantojë qytetarëve alternativën e PS-së, si alternativa më e mirë në zgjedhjet e ardhshme.

Lidhur me veprimtarinë e Këshilli Politik, Shameti theksoi se, “ky këshill në veprimtarinë e deritanishme para ndryshimeve që ndodhën në Kushtetutë dhe miratimin në bllok të marrëveshjes së 5 qershorit, i ka realizuar detyrat që ishin në atë moment. Mazhoranca e shikon veprimtarinë e Këshilli Politik për realizimin në praktik të atyre ndryshimeve që ndodhën në Kushtetutë dhe nga ana tjetër të implementohen në praktikë ndryshimet e marrëveshjes së 5 qershorit”.

Sipas tij, në Këshillin Politik qëndrimi opozitës jashtëparlamentare ka qenë i njëjtë që para ndryshimeve kushtetuese që të ruhen koalicionet e përbëra dhe hapja e listave 100%. Qëndrimi ynë si mazhorancë pas ndryshime kushtetuese ka qenë i qartë që tashmë Kushtetuta e Shqipërisë është operative ka hyrë në fuqi është e detyrueshme për zbatim është ligji më i lartë në miratimin e ligjeve në Republikën e Shqipërisë dhe si i tillë do të pasqyrojnë këto ndryshime dhe këto të reja që u miratuan në Kushtetutë dhe në Kodin Zgjedhor.

“Për mazhorancën çështja e koalicioneve parazgjedhore është çështje e mbyllur, pasi ndryshimet kushtetuese nuk e lejojnë një gjë të tillë, kështu që edhe qëndrimi i Gjiknurit si përfaqësues i mazhorancës ka qenë i qartë ndaj është një çështje e ditur. Ka pasur një kërkesë nga ana e opozitës jashtëparlamentare për t’iu drejtuar ODIHR-it në lidhje me një kërkesë apo pretendim të tillë. Dua të sqaroj opinionin publik që OSBE-ODIHR nuk është marrë kurrë me çështje që i takojnë ndryshimeve kushtetuese, apo çështje që kanë të bëjnë me çështje zgjedhore në vendet anëtare. Në analizën e OSBE-ODIHR ka qenë depolitizimi i administratës zgjedhore gjë për të cilën PD dhe LIS vunë veton që një gjë e tillë të mos ndodhte dhe ne kemi rënë në dakortësi në formatin që 5 qershori prodhoi me ndryshimeve të veta”, – tha Shameti.

Ndërsa për sa i takon hapjes së listave, vijoi ai, nuk ka problem për këtë mazhoranca. Hapja 100% e listave me kushtin e vetëm që është respektimi i kuotave gjinore dhe i mënyrës si do të bëhet respektimi kuotave gjinore.

Ai sqaroi se nisma për të bërë një ligj organik për Presidentin e Republikës nuk është i sotmi është i vitit 2016 me grupin e ligjeve të Reformës në Drejtësi dhe në formatin ku ka pasur një projektligj për rregullimin e institucionit të Presidentit në atë kohë që më së shumti nuk kishte të bënte me detajimin e të drejtave dhe kompetencave të institucionit të Presidentit me qëllim që të mos kishte ngërçe në të ardhmen me institucionet e tjera të shtetit por ka qenë më tepër në frymën e privilegjeve dhe të drejtave të Presidentit në detyrë.

“Jo më larg se dje në Komisionin e Ligjeve kemi vendosur të fusim në kalendarin e punimeve trajtimin e ligji të tillë që është një nismë e deputetëve ku janë përcaktuar tre deputete në grupin e punës për draftimin e këtij projektligji”, – tha Shameti.

“Kemi filluar sot nga puna dhe në programin e punës parashikohet marrja e ekspertëve të jashtëm që do të na asistojnë në hartimin e këtij ligji që parashikojmë brenda tetorit ta kemi përfunduar këtë proces. Afati i grupit të punës është deri më 15 tetor por mendoj brenda fundit të tetorit do ta çojmë në Komisionin e Ligjit këtë projektligj”, – u shpreh Shameti.

Ai deklaroi se, “PS ka qenë në fushatë pranë qytetarëve gjatë gjithë kohës, në zbatimin praktik të programit të qeverisës të PS dhe të realizmit të detyrave specifike në bazë. PS do të dali me listë të përfaqësuesve të saj në zgjedhjet e përgjithshme. Drejtuesit specifik të qarqeve kanë marrë detyrat përkatëse dhe pas mbledhjes së Asamblesë së PS-së që është shtyrë vetëm për shkak të rrethanave nga COVID-19 do të zgjedhë edhe strukturat në vijim”.

Lidhur me zgjedhjen e kandidatëve të PS-së ai tha se, ky është një proces i cili nuk ka filluar në aspektin faktik, por ky proces do të mishërojë të gjitha gjetjet më të mira. /r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
  • ETIKETIMET
  • PS
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE e shqetësuar pas votimit të projektligjit britanik mbi Brexit
Artikulli tjetërNdryshimet ligjore në Kodin e Familjes dhe ligjin për “Birësimet”/ Reduktohen burokracitë, në konsideratë interesi më i lartë i fëmijëve