Ballina Bota

IRAN – Shpërthim i fuqishëm në Teheran 

TEHERAN, 11 shtator /ATSH-AFP/ – Një shpërthim i fortë në një punishte baterish në jugperëndim të Teheranit ka lënë një të vdekur, dhjetëra të plagosur dhe dëme, njoftoi sot agjencia shtetërore e lajmeve Irna.

“Zjarri i shkaktuar nga shpërthimi ishte aq i madh, saqë një punëtor vdiq menjëherë dhe dhjetë banorë të 25 apartamenteve të ndërtesës u plagosën lehtë”, tha shefi i zjarrfikësve.

“Shkaku i shpërthimit është i papërcaktuar dhe po zhvillohet një hetim”, shtoi ai.

Ky incident është i fundit në një seri zjarresh dhe shpërthimesh që kanë goditur vendet ushtarake dhe civile iraniane që nga qershori./ /ervo/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakTaskforca antiCovid/ AKU kryen 417 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin
Artikulli tjetër“Po rilind më e bukur dhe më e fortë”/ Shkolla “Llesh Nik Daka” në Lezhë gati për të pritur 535 nxënës më 26 nëntor