“Po rilind më e bukur dhe më e fortë”/ Shkolla “Llesh Nik Daka” në Lezhë gati për të pritur 535 nxënës më 26 nëntor

TIRANË, 11 shtator /ATSH/ 535 nxënës dhe mësuesit e shkollës së Mesme të Bashkuar “Llesh Nik Daka” në Lezhë do të rikthehen këtë 26 nëntor në oborrin e shkollës së tyre ku do të gjejnë një mjedis shkollor si në çdo vend të Europës.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot fotot nga transformimi rrënjësor që do të pësojë pas rindërtimit shkolla e Mesme e Bashkuar “Llesh Nik Daka” në Lezhë, e cila u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Shkolla e Mesme e Bashkuar “Llesh Nik Daka” në Lezhë, po rilind më e bukur dhe më e fortë natyrisht”, është shprehur Rama.

“535 nxënës dhe mësuesit do të rikthehen këtë 26 nëntor në oborrin e shkollës së tyre, ku në vend të ngrehinës së vjetër e të amortizuar, ndërtuar në vitin 1988, do të gjejnë një mjedis shkollor si në çdo vend të Europës”, u shpreh Rama.

/gj.mima//a.a//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.