BERLIN, 10 shtator /ATSH-ANSA/ – Katër herë kampioni i botës në Formula 1, Sebastian Vettel është bashkuar me ekipin e ”Aston Martin” për 2021, deklaroi ekipi britanik.
“Kam ende shumë dashuri për Formula 1 dhe motivi im i vetëm është të garoj në krye të reshtit, dhe te jesh me Aston Martin do të jetë një privilegj i madh”, shtoi Vettel.
Gjermani Vettel, 33 vjeç, do të largohet nga ”Ferrari” në fund të sezonit duke dështuar të rinovojë kontratën e tij dhe do të zëvendësojë meksikanin Sergio Perez në ekipin e njohur aktualisht si ”Racing Point”.
Sezonin e ardhshëm Vettel do të jetë partner me kanadezin Lance Stroll, ekipin e të cilit e zotëron babai i tij miliarder, Lawrence. /os/






















