Seiko Hashimoto i bëri këto komente një ditë pas deklaratës së John Coates, zëvendëspresident i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), i cili siguroi që Lojërat Olimpike do të mbaheshin vitin e ardhshëm “me ose pa” COVID-19.
“Për Lojërat e vitit të ardhshëm, atletët vazhdojnë të punojnë shumë në mjediset ku gjenden. Kështu që mendoj se duhet t’i mbajmë me çdo kusht”, theksoi Hashimoto kur u pyet në një konferencë.
“Mendoj se Coates ndjehet i sigurt se Lojërat e Tokios mund të organizohen me një koordinim akoma më të ngushtë të përpjekjeve kundër koronavirusit”, shtoi ajo.
Por kufijtë e Japonisë janë ende kryesisht të mbyllur për vizitorët e huaj dhe vaksinat kundër COVID-19 janë ende në studime klinike, duke nxitur spekulime rreth realizimit të Lojërave Olimpike./ /ec/