Ballina Bota

EKUADOR – Mandatarresti kundër ish-presidentit Correa

KUETO, 4 korrik /ATSH-AFP/ – Ekuadori lëshoi një mandatarresti kundër ish-presidentit, Rafael Correa (2007-2017), i cili jeton në Belgjikë, duke e akuzuar se kishte urdhëruar rrëmbimin e një opozitari politik në vitin 2012.

“Gjyqtarja, Daniella Camacho vendosi për ndalimin e tij në paraburgim dhe njoftoi Interpolin”, shtoi Gjykata Kombëtare e Drejtësisë (CNJ) në Twitter, në kuadër të hetimit për përpjekjen e rrëmbimit të ish-deputetit, Fernando Balda, nga policia e Ekuadorit në Kolumbi.

”Gjyqtarja pranoi kërkesat e Prokurorit të Përgjithshëm, Paul Perez, për pjesëmarrjen e dyshuar të ish-presidentit për përfshirje në një komplot kriminal dhe rrëmbim”, theksoi prokuroria.

Prokurori i Përgjithshëm kishte kërkuar burgosjen e Correas për mosrespektim të një mase parandaluese për paraqitje periodike në Gjykatën e Kuetos.

Prokuroria kishte kërkuar që ish-presidenti të paraqitej çdo 15 ditë në gjykatë duke nisur nga 2 korriku./ /ec/ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSTRASBURG – 500 milionë euro për arsimimin e refugjatëve në Turqi
Artikulli tjetërMeta uron Trump për Pavarësinë: Forcim të mëtejshëm të Partneritetit dypalësh Strategjik