Ballina Flash

Teuta mposht Tiranën, fiton Superkupën e Shqipërisë

TIRANË, 31 gusht /ATSH/ Teuta është shpallur fituese e Superkupës së Shqipërisë pasi në në stadiumin “Elbasan Arena” mposhti 2-1 Tiranën.

Të dy golat janë shënuar nga Rubin Hebaj në minutën e 22 dhe 34. Ndërsa Tirana shënoi në pjesën e dytë me Julian Vrapin në minutën e 75.

Skuadra e Edi Martini luajti me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të mbrojtësit Renato Arapi.

Ky është trofeu i dytë që Teuta i merr brenda një harku të shkurtër kohor Tiranës, pasi pak javë më parë e mposhti në Air Albania për Kupën e Shqipërisë.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRIGA – Vendet Baltike shpallin Lukashenkon “persona non grata”
Artikulli tjetërRRIPI I GAZËS – Hamas njofton një armëpushim të ri me Izraelin