ROMË, 3 korrik /ATSH-ANSA/ – Kryeministri japonez, Shinzo Abe falenderoi ekipin kombëtar japonez për rezultatet arritura në Kampionatin Botëror në Rusi, citojnë mediat ruse duke marrë lajmin nga rrjeti social i Abes.
“Faleminderit me gjithë zemër për lojtarët e ekipit kombëtar, të cilët kanë bërë gjithçka të mundshme deri në fund duke na falur kaq shumë emocione’’, theksoi kryeministri.
”Faleminderit për këto ditë emocionuese, të cilët i përjetuam si nëpër ëndrra”, shton ai.
Ekipi kombëtar i Japonisë u eliminua nga Belgjika me rezultatin 2-3./ /os/ a.jor.








