NGJARJE KRYESORE
TOYOSU (Japoni) – Konferencë shtypi e guvernatores së Tokios, Yuriko Koike.
LONDËR (Britani e Madhe) – Drejtësia britanike vendos nëse është në interesin publik mbajtja e mandatarrestit kundër themeluesit të “WikiLeaks” Julian Assange.
STOKHOLM (Suedi) – Hapet procesi i një azilkërkuesi uzbek, akuzuar për terrorizëm pas atentatit me kamion që shkaktoi të paktën pesë të vdekur në pril l2017 në Stockholm.
TË TJERA
ROMË (Itali) – Xhihadistët e ndaluar në Siri në qendër të një takimi të ministrave të Mbrojtjes të koalicionit kundër Shtetit Islamik.
BRUKSEL (Belgjikë) – Konferencë shtypi e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për të prezantuar takimin ministror.
EDIMBURG (Britani e Madhe) – Princi Harry dhe e fejuara e tij, Meghan Markle në Edimburg, ku do të vizitojnë kështjellën dhe një kompani sociale.
VJENË (Austri) – Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk pritet nga kancelari, Sebastian Kurz për të diskutuar për presidencën e radhës të BE-së nga Austria duke nisur nga korriku.
VJENË (Austri) – Bisedime të ndërmjetësuesot të OKB-së për mosmarrëveshjet për emrin e Maqedonisë, Matthew Nimetz me ministrat e Punëve të Jashtme të Greqisë dhe FYROM
SOFJE (Bullgari) – Takim i ministrave të Turizmit të BE-së.
KUVAJT – Takim ministror i koalicionit ndërkombëtar i angazhuar kundër grupit të Shtetit Islamik, me pjesëmarrjen e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson dhe homologut francez, Jean-Yves Le Drian.
AMAN (Jordani) – Vizitë e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson në Aman në kuadër të një turneu në Lindjen e Mesme./
/ec/ a.jor.













